Një vajzë dy-vjeçare i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli nga kanceri pasi mjekët në mënyrë të përsëritur kanë insistuar që ajo kishte vetëm një të ftohur, kanë pohuar prindërit e saj.
Danny dhe Zoe Stanton e çuan vajzën e tyre Sofien tek mjeku kur vajza filloi të marrë frymë me zor duke luftontuar për të marrë frymë normalisht në mënyrë aktive në shkurt të këtij viti, por mjekët i thanë së ajo kishte thjesht një të ftohur apo infeksion në gjoks.
Prindërit e dërguan vajzën për mjekim tek i njëjti mjek katër herë brenda katër javëve, por çdo herë u dërguan në shtëpi me justifikimin e njëjtë dhe me asgjë më shumë se antibiotikët.
Kur Sofies iu zhvillua një gungë në qafën e saj në mars prindërit e shqetësuar telefonuan kirurgjinë dhe mjekët përsëri i thanë se gunga nuk ishte serioze.
Por gunga u zmadhua dhe u bë tepër e madhe dhe kur ana e majtë e Sofies u tkurr dhe u kthye në blu familja nxitoi ta çonte Sofien në spital.
Një rreze X në gjoks tregoi se ishte diçka seriozisht e gabuar me foshnjën dhe mjekët dyshuan se ajo kishte një mushkëri të dëmtuar.
Kur Sofia u transferua në Spitalin e Shën Gjergjit në Londër, ku ajo kaloi dy javë në kujdesin intensiv, ajo u diagnostikua me leukemi akute limfoblastike.
Çifti, nga Maidstone, Kent, i çili gjithashtu ka një tjetër vajzë, pesë vjeçare, po ndërmerr veprime ligjore kundër praktikës së GP-së, spitalit ku vajza u vizitua fillimisht, por tani për tani janë të përqëndruar në kujdesin e përmirësimit të vajzës së tyre Sofies.





