2 – vjeçarja Altea Jubi, e cila ka djegie në 70 përqind të trupit dhe prej ditësh lufton për jetën është nisur këtë të enjte drejt Turqisë, për të marrë trajtim më të specializuar.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë njoftoi angazhimin e tij për të ndihmuar vogëlushen, duke siguruar transportimin e saj në një klinikë të specializuar në Turqi.

“Vogëlushja në rrezik për jetën nga një djegie e rëndë u nis me avion-ambulancë drejt një klinike të njohur në Stamboll. Lutemi që të kthehet shëndoshë e mirë”, shkruajti Kryeministri në një postim në Facebook.