Në dy vjetorin e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, Presidenti Bajram Begaj ka shprehur mbështetjen për popullin ukrainas.

Përmes një mesazhi, Begaj thotë se Rusia ka kryer agresion të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës.

“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit. Ukraina sot është ndërgjegjia jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.

Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”, shprehet Presidenti Begaj.