Kur artisti Andy Warhol tha në vitin 1968 se “në të ardhmen kushdo mund të bëhet i njohur në botë për 15 minuta” televizorët më ngjyra sapo kishin nisur të futeshin në shtëpitë e amerikanëve, ndërsa kompjuterat personal ishin vetëm një imagjinatë shkencore. Warhol me atë deklaratë të tij nuk iu referua atyre viteve, por të ardhmes, e më saktësisht shekullit të XXI-të, të cilin e quante “shumë të gjallë”.
Dhe kishte të drejtë. Nëse do ndaleshim tek sporti ka shumë femra të talentuara dhe mjaft të zonja, që kanë fituar mjaft medalje, por ka dhe shumë të tjera që e kanë fituar “15 minutëshin” e tyre të famës, përmes linjave trupore për t’u pasur zili dhe bukurisë.
Këto janë 20 femrat më “të më gjalla” sportiste, që falë bukurisë që u ka falur natyra dhe talentit kanë fituar zemrat e fansave në rrjetet sociale duke qenë rekordmene me numrin e ndjekësve në Twitter dhe Facebook. Mes emrave më të spikatur janë ato të Ana Kurnikovës, Paulina Gretzky, Allison Stokke, Brittney Palmer etj.