Në datë 9 korrik, policia e Durrësit nisi kërkimet për gjetjen e 25-vjeçares L.Gj., e cila ishte larguar nga shtëpia.
Denoncimin për zhdukjen e saj e bëri e ëma e 25-vjeçares, shtetasja Z.Gj., 56 vjeçe.
Vetëm pas 20 ditësh, policia arriti ta gjente vajzën e re dhe ta kthente tek familjarët e saj.
E pyetur se pse ishte larguar nga shtëpia, 25-vjeçarja deklaroi se kishte ikur me dëshirën e saj.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





