“20 ditë në Mariupol ” për pushtimin rus të Ukrainës, fitoi Oscarin për dokumentarin më të mirë në çmimet “Oscar”.
Ishte fitorja e parë për Ukrainën në eventin më të madh të Hollivudit.
Në një deklaratë emocionuese pasi mori trofeun, regjisroi ukrainas, fitues i çmimit Pulitzer, Mstyslav Cherno, foli për situatën e vështirë në vendin e tij.
“Unë do të jem regjisori i parë në këtë skenë që do të thotë se do të doja të mos kisha bërë kurrë këtë dokumentar”, tha Cherno.
Në vitin 2023, i njëjti çmim u fitua nga filmi Navalny, për helmimin dhe burgosjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar.