Një 25-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Kakavijs pasi i është gjetur në makin një sasi e madhe kanabisi.

Bëhet me dije se në pranga rënë shtetasi Flavio Goxho.

Droga ishte e ndarë në 17 pako dhe ishte fshehur në sediljet e pasme të mjetit tip “Volvo”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije,  në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve  dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet në rrugë operative  dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “volvo” që drejtohej  shtetasi  F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet,  nga shërbimet e Policisë Kufitare, në serdilet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur janë gjetur 17 pako të mbështjella, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 20 kg”, thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.