Shqipëria ka marrë dënimin e saj të parë në Kampionatin “Euro 2016”.
UEFA ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit me 20 mijë euro gjobë.
Federatës Shqiptare të Futbollit i është komunikuar nga Organizata Europiane e Futbollit, se është ndëshkuar me këtë masë financiare, në lidhje me procedimin e hapur për ndeshjen me Rumaninë, për shkak të hedhjes së një fishekzjarri nga sektori i tifozëve shqiptarë në fushën e lojës.





