Dy shqiptarë nga Kosova dyshohet të jenë autorë të ekzekutimit të 27-vjeçarit shqiptar me origjinë nga Tropoja, Grineo Daka, një një club të Londrës më 7 korrik të vitit 2019.

Policia është vënë në kërkim të Jeton Krasniqit 26 vjeç dhe Mirsad Brahimit 33 vjeç. Të dy jetonin në veri të Londrës, kur Grineo u vra.

Krasniqi ka lindur në Kosovë dhe ka lidhje me Hertfordshire, kurse Brahimi është i njohur në Londrën qendrore dhe perëndimore.

Policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 20,000 paund për dhënien e informacionit rreth vendndodhjes së dy të rinjve.

Grineo ishte fëmija i vetëm i familjes Daka, të cilët jetonin prej vitesh në Londër.