Gjatë 72 orëve të fundit, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar 685 qytetarë, për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Ndërkohë gjatë fundjaves, në total masat administrative ndaj drejtuesve të mjeteve për shkelje të Kodit Rrugor janë 4.998.

Policia Rrugore ka arrestuar 20 drejtues mjeti nga të cilët:

  • 7 në gjendje të dehur
  • 13 të pa pajisur me leje drejtimi

Janë pezulluar gjithsej 122 leje drejtimi, nga këto 18 për alkool, 76 për shpejtësi dhe 28 për semafor e shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 108 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 144 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 848 masa administrative për shpejtësi.

Në videon e bërë publike nga Policia Rrugore dëshmohet ndëshkimi i një drejtuesi automjeti në autostradën Tiranë-Durrës për parakalim të gabuar dhe mos vendosje rripi.