23 korrik 2015 – Një grup turistësh anglezë që mbërritën sot paradite në portin e Durrësit kanë nisur ta vizitojnë qytetin duke shfrytëzuar biçikletat.

“Jemi 20 vetë, të moshave të ndryshme dhe bashkë me pasionin për biçikletën na bashkon edhe dëshira për të mësuar sa më shumë për historinë dhe traditat e qyteteve që vizitojmë”, tha guida e këtij grupi.

Çiklistët amatorë, që ishin kujdesur edhe për pajisjet personale të sigurisë kanë dalë në grup nga porti dhe më pas kanë nisur shëtitjen e tyre në qendër të qytetit bregdetar. Ata ndaluan në amfiteatrin antik, muzeun arkeologjik të qytetit, rotondën bizantine dhe termat romake.

Numri i turistëve që po vizitojnë ditën e enjte qytetin e Durrësit është shumë më i madh. Kroçera “Tomson Majesty” mbërriti sot në port (Lexo: “Thomson Majesty”, mbërrin kroçera me turistët e huaj në Durrës)

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/