Një aksident me pasojë vdekjeprurëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë–Fushë Krujë.
Rreth orës 21:00, një 20-vjeçar që po drejtonte automjetin ka përplasur një këmbësor, i cili ende nuk është identifikuar. Për shkak të plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi:
Krujë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





