Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën 20-vjeçari francez Miguel Mendes, pasi u godit me thikë.

Sipas burimeve, nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës është konstatuar se i riu kishte marrë disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor. Për shkak të plagëve të marra, vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Sokrat Vata, banues në Has, i cili ende nuk është kapur.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një femër. 20-vjeçari francez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup turistësh francezë, ndërsa Vata ishte i punësuar si roje plazhi.

Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes së rëndë.

LEXONI EDHE: