Aksident me vdekje në Elbasan.

I riu përplas me mjet një të moshuar i cili ndërron jetë gjatë transportimit me ambulancë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në unazën e qytetit.

Automjeti me drejtues shtetasin A. M., 20 vjeç ka aksidentuar S. K., 74 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.

Shtetasi A. M. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.