SHKODËR, 8 prill 2013- Një 50- vjeçar, roje konvikti në shkollën e mesme të pyjores në Shkodër, është plagosur me armë të ftohtë nga një i ri 20 vjecar.
Burime nga qyteti verior bëjnë me dije se autori i plagosjes është i riu Shkëlzen Mërturi nga Tropoja , i cili pas plagosjes së 50-vjecarit Agim Doci është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia ka shpallur në kërkim të riun, ndërkohë që 50-vjecari është dërguar me urgjencë në spital ku mësohet se ka marrë plagë të rënda në bark si dhe pjesë të tjera të trupit.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes, ndërkohë ende nuk dihet nëse i riu banonte në konviktin e shkollës, ku 50-vjecari ishte roje.





