Kyle Dube 20 vjeç, nga Orono, Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hartoi një plan për të rrëmbyer Nichole Cable, 15 vjeç nga Glenburn, Maine, duke i zënë gojën, ndërsa më pas e futi në kamion për ta rrëmbyer, për “ta gjetur” në vijim dhe në sytë e saj të bëhej hero.
Por plani i tij i detajuar dështoi, pasi Kyle e vrau aksidentalisht dhe më pas e hodhi në pyll trupin e pajetë.
Nëna e Nichole, telefonoi policinë një ditë pas zhdukjes së të bijës nga e cila nuk kishte gjurmë, ndërsa vetëm pas një javë kërkimesh u gjet trupi i pajetë.
Dube e kishte njohur Cable nëpërmjet Facebook, dhe nëpërmjet një adrese tjetër të rremë kishte bërë të pamundurën derisa kishte gjetur shtëpinë e saj.
Nga analiza e ADN-së u provua se 20 vjeçari ishte autori i rrëmbimit dhe vrasjes së saj.
Gjatë dëshmisë në polici Dube pranoi se e kishte hedhur 15 vjeçaren në pjesën e pasme të kamionit, dhe ishte vënë në drejtim të mjetit.
Por kur zbriti kuptoi se koka e saj ishte përplasur fort, çka kishte bërë që adoleshentja të gjente vdekjen.





