Një 20-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar për trafik droge në Itali. Sipas mediave italiane, agjentët e skuadrës së policisë së Pistoias, gjatë një operacioni kundër trafikut të paligjshëm të drogës, kryen hetime të thelluara derisa ranë në gjurmët e shqiptarit. 

Gjatë kontrollit të shtëpisë 20-vjeçarit i gjetën një peshore elektronike me gjurmë pluhuri të bardhë, lëndë narkotike e llojit kokainë 200 gramë, një qese plastike e pastër që përmban afërsisht 65 gram kokainë; 400 euro të ndara në kartëmonedha me prerje të vogël.  

Gjithashtu i janë gjetur materiale të ndryshme për paketimin e dozave të lëndëve narkotike të cilat më pas i janë sekuestruar.