ANGLI – 20 vjeçarja Emma Richards në një rrëfim për tabloidin britanik “The Sun” ka treguar se ka përjetuar rreth 150 orgazma, ndërkohë që është ende e virgjër. 20-vjeçarja angleze ka nisur punë si testuese për “lojrat e seksit” për një dyqan online.
“Askush nuk më dashuron mua në mënyrë romantike, ndaj unë ia përmbush vetës këtë me anë të punës sime”,- thotë ajo për The Sun.
Puna e saj filloi kur ajo shkoi në një dyqan për të blerë një palë të brendshme seksi, Shën Valentinin e vitit të kaluar, por u kthye në shtëpi me një lodër seksi.
“Më parë do të qëndroja e virgjër dhe do të përdorja lodrat e mia të seksit, sesa të flija me një person i cili nuk është special për mua”,- shprehet Ema.
Ajo ka treguar gjithashtu se herën e parë që i ka provuar nuk e dinte se çfarë do t’i ndodhte, prandaj është habitur kur ka parë këmbët e saj të tundeshin si ato të kukullës Barbi. Lodrat e saj të seksit i japin asaj rreth 3 orgazma në javë, që do të thotë se vajza nga Leiçester ka patur deri tani rreth 150 orgazma për një vit.
20 vjeçarja ka pranuar se në fakt ajo i fsheh lodrat e saj nga prindërit, duke shtuar se nuk paguhet për testet që bën, por mund të mbajë lodrat. Emma Roberts betohet se do të vazhdojë të bëjë këtë punë edhe nëse gjen një të dashur.