BILISHT, 1 prill 2013 – Një 20-vjeçare është gjetur e vetvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stopan të Bilishtit. 

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se viktima Radiola Q. është gjetur e varur me litar nga familjarët e saj.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë 20-vjecaren të ndërmarrë një hap të tillë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.