MAT- 200 banorë të fshatit Selixë të Komunës Komsi në Mat prej katër ditësh janë të izoluar nga bora.
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës të ditëve të fundit kanë shkaktuar situata problematike, ndërkohë që trashësia e borës mbi 70 centimetër ka bllokuar komunikimin e banorëve me zonat përreth.
Situata bëhet edhe më problematike për shkak të sëmurëve, ndërkohë që raportohet se medikamentet kanë mbaruar.
Banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërkohë që kërkojnë zhbllokimin e rrugëve, në mënyrë që të kenë mënyrë që të marrin ushqime dhe medikamente.





