200 mijë euro vetëm e vetëm për t’u kthyer në vendlindjen e tij. Në këtë kohë të vështirë për shkak të emergjencës nga koronavirusi dëgjon lloj-lloj çmendurirash nga ana e futbollistëve.

E fundit vjen nga Franca me portierin e PSG Keylor Navas, i cili ka ndjekur hapat e Neymar, Thiago Silvës dhe Cavanit duke u kthyer në vendlindje bashkë me familjen e tij.

Por për ta bërë këtë portieri ka shpenzuar shifrën e 200 mijë eurove. Navas është kthyer në Kosta Rika me një avion privat dhe kjo ka qenë arsyeja e shpenzimit të një shifre kaq të madhe.

Tashmë portieri i PSG dhe familja e tij do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.