LONDER, 11 prill 2013 – 2000 ftesa do të shpërndahen për pjesëmarrjen në funeralin e ish kryeministres britanike Margaret Thatcher, i cili do të mbahet të mërkurën në Londër.
Mes të ftuarve figurojnë ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, një përfaqësues i Nelson Mandelës, i cili është shumë i moshuar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, kompozitori Lord Lloyd Ëebber etj.
Në ftesa është specifikuar se të pranishmit duhet të respektojnë kodin e veshjes, çka nënkupton veshje dhe kravata të errëta.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





