TIRANË, 23 shkurt 2013– Në fund të dhjetorit 2012 në Shqipëri janë të regjistruar 141 828 punëkërkues të papunë, nga të cilët 73014 punëkërkues ose 51.5 për qind të totalit janë femra! Për periudhën janar-dhjetor 2012, janë shpallur 16 100 oferta pune pranë zyrave të punësimit.
Kështu, mund të sistemoheshin vetëm 11 për qind e atyre që janë regjistruar, pasi në fakt numri i të papunëve është realisht disa herë më i lartë. Në programin e pagesës së papunësisë për vitin 2012 kanë përfituar 8 861 persona, ose 6.24 për qind. Kurse 82 242 janë përfitues të ndihmës ekonomike ose 58 për qind e totalit.
Këto shifra zyrtare janë bërë publike nga drejtori i punësimit në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Neshat Zeneli.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





