Rigoletto, Traviata, Trovatore, Nabuko, Makbeth, Aida, Don Carlo, Otello: pa këto opera teatrot lirike do të mbylleshin.

Sipas Ansa-s, viti 2013 është viti verdian, dyqindëvjetori i lindjes së Giuseppe Verdit. Dhe do të festohet në çdo cep të globit, si trashëgimi universale e njerëzimit.

Në Itali do të jetë “Viva Verdi” (Rroftë Verdi) aktiviteti në çdo cep të Gadishullit Apenin.

Do të fillohet nga Parma, vendlindja e kompozitorit në 12 janar me një ballo me maska dhe do të mbyllet në La Scala në 7 dhjetor 2013, me Traviatën e drejtuar nga Daniele Gatti.