Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka njoftuar rikthimin e presidentit Ilir Meta në këtë forcë politike, pas përfundimit të mandatit presidencial gjatë vitit të ardhshëm.
Në një intervistë për “A2”, Kryemadhi u shpreh se ai që e krijoi LSI-në si forcë politike, do të rikthehet, duke shtuar se i mungon mundësia për të ndryshuar realitetin në vend.
Ajo gjithashtu ka shtuar se 2022 do të jetë viti i rikthimit të LSI-së, por nuk dha detaje lidhur me planet për vitin që vjen.
“Jam i bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Edhe ai mezi pret që t’ju vijë. I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj, sinqeriteti juaj.
I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë.
Ndaj të jetë 2022-shi viti i LSI, i të rinjve dhe të rejave. Mos të harrojmë se jo vetëm Ilir Meta, por të gjithë ne kemi investuar te LSI”, është shprehur Kryemadhi.





