Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i cili ka dalë sot në një konferencë nga PS, ka thënë se dosja e vetme e pahetuar është ajo e Aleks Nikës, për të ci;ën shtoi se duhet të ishte me kohe te SPAK.
Ndërkohë ai shtoi se një tjetër provë e re materiale është publikuar së fundmi dhe se komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet.
Balla: Aleks Nika është një tjetër dosje penale pa vrasës, pa autor. Ne duke qenë forcë qeverisëse jemi përpjekur që të ruajmë ndarjen e pushteteve.
Ne kemi kërkuar shpalljen e moskompetencës së prokuroria së Tiranës për dosjen e Aleks Nikës dhe kalimin e kësaj dosjeje te Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë që një tjetër provë e re materiale është publikuar së fundmi. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit. Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Berisha nuk e fshehu dot krimin.
Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit. Ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme”