TIRANE – Në seancën e radhës për ngjarjet e 21 janarit janë dëgjuar përfundimet e ekspertit të thirrur nga prokuroria, Dritan Zoto, në lidhje me plumbin që i shkaktoi vdekjen demonstruesit Ziver Veizi. 

Eksperti Zoto ka dalë në konkluzionin se plumbi që ka shkaktuar vdekjen e Veizit nuk ka qenë rioshet. Për më tepër detaje, eksperti Dritan Zoto do tu përgjigjet pyetjeve të palëve në seancën e ardhshme. 

Ky përfundim hedh poshtë pretendimet e ekspertëve të thirrur nga pala mbrojtëse, sipas të cilëve, plumbi ka qenë rikoshet, pasi në të janë gjetur ashkla druri. 

Ndërkohë nuk dihet ende se cili do të jetë akti i ekspertimit që do të merret në konsideratë nga gjykata. Akuzat janë të rënda dhe nga ky akt ekspertimi varet fati i të pandehurit Agim Llupo. Nëse vërtetohet se predha nuk ka qenë rikoshet, ish-gardisti Llupo rrezikon deri në burgim të përjetshëm.