Tirane, 19 Korrik 2013 – Jep doreheqjen nga procesi per 21 janarin ne Apel, gjyqtari Agron Papajani. Seanca e pare gjyqesore ne Apel per te akuzuarit per vrasjet e demonstruesve ne 21 Janar ka zgjatur fare pak dhe eshte shtyre për në 25 korrik, në orën 10:00.
Ka qene avokati i Ndrea Prendit, Gjokutaj, i cili ka kerkuar te terhiqet nga procesi gjyqtari Papajani. Sipas tij, Papajani nuk mund të gjykojë këtë çështje pasi ka qënë edhe në seancën gjyqësori kur ish-komandantit të gardës Ndrea Prendi iu dha masa e sigurisë.
Gjokutaj kerkoi eshte largimin e gjykatesit Fatos Qato, me pretendimin se bashkeshortja e tij ka qene nje nga organizatoret e proteses se 21 janarit prane PS-se.
Ne seance mungojne Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nderkohe qe mesohet se i ka qene i pranishem vetem Margarit Kume.
Çështja e 21 Janarit mbërriti në këtë gjykatë pas apelimit që Prokuroria i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që shpalli të pafajshëm ish-kreun e Gardës, gjeneral Ndrea Prendin dhe ish-komandantin e njësisë speciale Agim Llupo.
Gjykata argumentoi, në shkurt të këtij viti, se akuza e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy të akuzuarve të prokurorisë nuk qëndron, për shkak se nga ana e të pandehurve nuk ka pasur dashje për të vrarë demonstruesit.
Prokuroria apeloi vendimin pak ditë pas zbardhjes së tij, duke i qëndruar akuzave se Prendi dhe Llupo janë autorët e vrasjes së tre demonstruesve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda.
’21 janari’ në Apel, jep dorëheqjen gjyqtari Papajani
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dobi akuzon pas humbjes me Egnatian: Shikoni VAR, gjykim me dy standarde
Psikologët tregojnë ngjyrën që priren të zgjedhin personat shumë inteligjentë!
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4
Teuta humbet ndaj Egnatias





