Prokuroria e Tiranës ka rinisur hetimet e pezulluara për vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit, 10 vite më parë.
Burimet bëjnë me dije se, hetimet janë rihapur vetëm për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.
Hetimet ishin pezulluar dhe vrasja e Aleks Nikës mbeti pa autor, ndërsa nuk u arrit të provohej se nga cila armë u qëllua viktima.
Për këtë arsye mësohet se do të do të kërkohet riekspertim për të përcaktuar armën që qëlloi viktimën.
Ishte Policia e Tiranës, që i kërkoi Prokurorisë të rihapë hetimet për ngjarjen e “21 Janarit”.
Kërkesat e Policisë për Prokurorinë e Tiranës:
1. Të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.
2 Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkena dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar
3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish efektiv dhe efektiv të Gardës me sherbim në datë 21.01.2011.
4. Ripyetja e personave pjesmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndodnjë të dhënë me interes për hetimin.
5. Të bëhet rikqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht ne vrasjen e shtetave Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, lia Qeko dhe llia Papa.
6 Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tirane nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike ne vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminoje predhen e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës
7. Si dhe veprime te tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.





