Prokuroria e Tiranës i ka vënë kapakun hetimeve për ish-kreun e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe ish-nëndrejtorin Agron Kuliçaj.
Sipas Prokurorisë, pushimi i hetimeve është bërë pasi “nuk ka elementë të veprës penale”, pra dy ish-zyrtarët e policisë nuk kanë asnjë përgjegjësi për mos arrestimin e gardistëve, të cilët më 21 janar 2011 vranë 4 protestuesit e pafajshëm, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.