Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shyp për vendimin e Gjykatës së Strasburgut për “21 janarin”.
Sipas tij ky është një krim shtetëror, që sado të vonoje e vërteta do të zbardhet.
Rama tha se Prokuroria e Tiranës është tallur me këtë çështje, ndërsa orientoi drejtësinë e re që të reagojë sa më parë.
“Gjykata e Strasburgut ka nxjerrë një vendim shumë domethënës, shumë kuptim plotë lidhur me një krim shtetëror që prej më shumë se një dekade është mbuluar nga pluhuri jo vetëm i harresës, por edhe i pabesisë të institucioneve të drejtësisë, reagimi i përgjithshëm në mexhlisin e debatit publik dhe mbi të gjitha i zëdhënësve të opinionit publik ka qenë fare i zbehtë.
Unë nuk jam këtu për të kritikuar mediat, por për të sjellë në vëmendje peshën e jashtëzakonshme të vendimit të gjykatës evropiane.
Krime shtetërore si ai i 21 janarit historia mëson se vonojnë shumë, por nuk mbeten kurrë pa u zbardhur. Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me kushtetutën, me ligjin dhe natyrisht pastaj edhe me dhimbjen e familjareve të viktimave dhe shoqërisë për të njohur të vërtetën dhe e ka trajtuar si një leckë, një provë të re të dalë para disa muajsh është koha që drejtësia e re të reagojë pasi qyshes ky krim ka marrë rrugët e prokurorive dhe gjykatave të vendit ka ndryshuar struktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet apo profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë.
Vendosja e gishtit drejtpërdrejt tek autoritetet ekzekutive të kohës është e shkruar e zeza mbi të bardhë”, tha Rama.