Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për ngjarjet e ditëve të fundit duke iu referuar asaj në spitalin privat ku humbën jetën katër persona dhe plagosjes në burgun e Vaqarrit.
Gjithashtu, Berisha duke u shtuar këtyre ngjarjeve dhe grabitjen e ndodhur në Rinas kohë më parë si dhe zjarrit të rënë në burgun e Shën Kollit, ku mbeti i vdekur një i dënuar, thekson se Shqipëria ngjan si një ndërtesë e vjetër dhe e shkatërruar.
Postimi i plotë i Sali Berishës
Kjo quhet shpartalline!
Sali Berisha
Te dashur miq, Shqiperia ngjan me nje shpartalline te vertet, ku terroriste te euros futen diten per diell ne territorin, si rregull me te mbrojtur me te sigurt te vendit, dhe per llogari te Edvinit plaçkisin 21 milione euro, ku zjarrevenes dhe vrases djegin te gjalle njerez ne spitale dhe burgje sikur te ishin miza apo qellojne me snajper ne dhomat e ajrimit te burgjeve. Kjo veten e vetem sepse vendin e sundon jo ligji por krimi dhe vetem krimi i lidhur me njemije e nje fije me kreun e meduzes Edvin Kristaq Rama! sb





