Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit të situatës së koronavirusit atje.
Gjatë 24 orëvet të fundit nga testimi i 1.893 personave, kanë rezultuar pozitiv me virus 21 qytetarë.
Nga ana tjetër, fatkeqësisht është shënuar 1 humbje jete.
Ndërkohë në këtë hark kohorë janë shëruar 16 pacintë të infektuar me COVID-19.
Njoftimi i MSH:
03 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.
-Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes
-Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386.
-Në total numri i rasteve aktive është 445.





