Një 21-vjeçar është gjetur sot në rrethana ende të pasqaruara në rrugë. I riu, i identifikuar si Renato Nebiu, nga fshati Karinë i Peqinit, u transportua në spitalin e Durrësit, ku edhe është deklaruar zyrtarisht i pajetë.

Dyshimet e para janë se Nebiu ka ndërruar jetë për shkak të vetëhelmimit. Mjeku që e priti në spital thotë se i riu mbante era fotoksinë.

Renato Nebiu është gjetur në rrugë nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Rrogozhinës. Kanë qenë këta të fundit që më pas e kanë transportuar në spitalin e Durrësit.

Dyshimet e tjera janë se kemi të bëjnë me një vdekje të shkaktuar nga Covid. Trupi i të riu ndiodhet ende në morg, dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë të vërtetën mbi humbjen e jetës së tij.