Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Piqeras, Himarë teksa u kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Piqeras” u arrestua në flagrancë shtetasi Klinton Shehaj, 21 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Piqeras, duke tentuar të transportonte, kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm, 2 prej të cilëve i kishte futur në automjet, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.





