Një i ri është arrestuar nga policia në Korçë pasi ka kërcënuar me armë dy vajza.

Më datë 04.09.2021, në fshatin Gjonomadh, ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare.”, njofton policia.

Nga ana e policisë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.