Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë një djalë 21 vjeç në Durrës me iniciale Xh. D., pasi iu gjet me vete, një sasi Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 21-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.