29 shtator 2015 – Zbardhen detaje rreth vrasjes së ndodhur në Elbasan pasditen e sotme.
Sipas të dhënave nga policia e këtij qyteti, 21-vjeçari Gentian Bajraktari nga Korça u qëllua disa herë me thikë në picerinë ku punonte si kamerier, dhe gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të rënda.
Zanafilla e ngjarjes së rëndë nis një natë më parë, kur viktima pati një sherr me një klient, Mariglen Kriston, i cili është edhe autori i vrasjes, vetëm sepse i kishte vonuar picën që kishte porositur.
Pas konfliktit verbal, 21-vjeçari Mariglen Kristo i ndihmuar dhe nga vëllai i tij Dorian Kristo, ditën e sotme kanë shkuar te piceria ku punonte Gentian Bajraktari dhe pasi e kanë nxjerrë jashtë, janë përleshur me të.
Vrasësi e ka qëlluar disa herë me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me armën e krimit. Por, uniformat blu arritën të prangosin pak pas krimit dy vëllezërit që i morën jetën kamerierit për arsye banale.
/S.L. portali DurresLajm/