“Jam përdhunuar nga 9 deri në 18 vjeç nga një prift”, ky është denoncimi tronditës i një 21-vjeçari në policinë e Sirakuzës, Itali.
Djali ka akuzuar një famullitar në qytetin e tij, Francofonte, për ngacmim dhe abuzim të vazhdueshëm për 9 vjet.
Peshkopi tashmë ka nisur një hetim të brendshëm dhe e ka përcjellë dosjen në Romë.
“Jemi të trembur, komuniteti i Frankofontes është i tronditur. Ftoj prokurorin të sqarohet, duke besuar te drejtësia dhe te peshkopi për një qëndrim të qartë për këtë çështje,” tha kryebashkiaku i Francofonte Daniele Lentini.
Kështu ai ka treguar afërsi dhe solidaritet me djalin që ka paraqitur ankesën, shkruan media italiane.





