Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Papër, pranë fshatit Vidhas pasditen e sotme.
Rreth orës 17:00, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç.
“DurrësLajm” mëson se si pasojë e aksidentit, 65-vjeçari i identifikuar si Banush Balla ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





