Ka mbërritur te Spitali i Traumës, në Tiranë, 21-vjeçari Aldi Rama, që vrau me dy plumba në zemër oficerin e Krimeve të Rënda, 44-vjeçarin Saimir Hoxha.
I riu eshte futur direkt në sallën e reanimacionit, ndërsa mbahet me oksigjen, pasi është vetëqëlluar me armë në kokë.
I riu ekzekutoi policin gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa qëlloi veten me plumb në kokë pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA.
I rrethuar nga RENEA e FNSH, në aksion nga ajri dhe toka, 21-vjeçari Rama u vetëplagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ndërsa pas marrjes së ndihmës së shpejtë, ai është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.