Një 21-vjeçar shqiptar ka zbuluar dy pika të dobëta në sistemet e Samsung dhe antivirusit AVIRA. Rio Sherri është fituesi i HackDayAlbania që u zhvillua në 23-24 tetor nga Ministria për Inovacion dhe Administratën Publike. Ai sapo është diplomuar për Informatikë dhe deri tani aftësitë e tij në këtë fushë i kanë mahnitur të gjithë.

Rio i ka dërguar raportet për dobësitë e sistemeve tek kompanitë përkatëse dhe madje është shpërblyer në vlerë monetare nga ato. AVIRA i ka dërguar një mesazh falenderimi për sugjerimin e bërë së bashku me shifrën e caktuar si shpërblim, ndërkohë që të dyja kompanitë kanë rregulluar mangësitë që kishte evidentuar 21-vjeçari.