Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën një 21-vjeçari shqiptar në Breshia të Italisë gjatë të shtunës. I riu shqiptar po udhëtonte me mjetin tip “Citroen 2” në autostradën “469” në Sarnico, rreth orës 11:00.
Ai u përplas me një tjetër mjet që drejtohej nga një 63-vjeçar italian, ndërkohë që në automjet gjendeshin edhe prindërit e këtij të fundit, përkatësisht 90 dhe 87 vjeç.
E ëma 87-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me helikopter në spital. Ndërsa 90-vjeçari dhe 63-vjeçari janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra. Policia po zbardh shkaqet e plota të aksidentit.





