Një 19-vjeçar gjeti vdekjen pasi vëllai i tij e qëlloi me armë zjarri në shtëpi. Të shtënat me armë ndodhën rreth mesnatës, ndërkohë që në shtëpi ndodhej edhe nëna e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lindje të Houston, SHBA, duke ngritur edhe njëherë debatin për kontrollin e armëve. Sipas hetuesve, 21-vjeçari kishte marrë në dorë një armë gjysmë automatike, kur ajo u shkrep aksidentalisht.

19-vjeçari Joshua Bradley mori një plumb në kokë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Nëna dhe vëllai u shoqëruan në polici, por ata u lanë më pas të lirë dhe për ta nuk u ngrit padi.

Debati për armët, prej kohësh ka qenë i ndezur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të numrit të lartë të vdekjeve si pasojë e tyre.