Një 21-vjeçare është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore ditën e djeshme.

Policia njofton se e reja pretendon se është goditur me sende të forta nga një person, ngjarje e ndodhur në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se ky person është identifikuar por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja K.Ç, 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.