Është një nga ato historitë që i ka lënë amerikanët me gojë hapur.
Julia Merfeld, një amerikane 21 vjeçare, e martuar dhe me dy fëmijë, punëson një vrasës me pagesë për të ekzekutuar të shoqin.
Vetëm se ajo nuk e di se në vend të një vrasësi me pagesë, po flet me një oficer policie.
Në videot e publikuara nga policia, Julia Merfeld i thotë ‘vrasësit’ me pagesë se ajo nuk do që t’i thyejë zemrën atij duke e divorcuar, ndaj ka vendosur që ta vrasë.
“Ta vrasësh është më lehtë se të divorcohesh,” thotë duke qeshur ajo.
Gjykata e ka gjetur fajtore 21- vjeçaren dhe pritet që të jepet dënimi.
Mendohet se ajo do dënohet me burgim të përjetshëm.
Autoritetet thonë se ajo donte të merrte siguracionin e jetës së të shoqit me vlerë 400 mijë dollarë. Vrasësin me pagesë do e paguante 50 mijë dollarë.
Ajo nuk ankohet për sjelljen e të shoqit, por merakun e ka tek siguracioni.
Policia i ra në gjurmë asaj pasi ajo fillimisht i ofroi një kolegu të saj shumën prej 50 mijë dollarë që ta vriste të shoqin 27 vjeçar.
Kolegu i saj, Carlos Ramos, njoftoi policinë dhe ata përgatitën një takim me një oficer policie, të maskuar si vrasës me pagesë./





