19 nëntor 2014 – Gjykata mbretërore angleze e Kingstonit, në të njëjtën ditë me dënimin e kapobandës Sami Qerkini, dënoi edhe dy vëllezër binjakë, po për trafikim në Angli të drogave të rënda të klasit A. Almir Gocaj u dënua me 9 vjet burg. Vëllai binjak Altin Gocaj u dënua me 12 vjet burg me të njëjtën akuzë.
Dy binjakët u arrestuan në 19 qershor 2013. Në banesën e dy vëllezërve u sekuestrua ekuivalenti i 210 000 stërlinave ( euro dhe stërlina) kesh fryt i trafikut të drogës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





