Itali, 2 prill 2014 – Guardia di Finanza dhe Agjencia e Doganave italiane kanë sekuestruar sot një sasi mjaft të madhe kokaine shumë të pastër. Siç bëjnë të ditur mediet italiane, 215 kg kokainë ishin fshehur në disa çanta të vendosura në brendësi të një kontejneri me banane. Sasia e madhe e drogës kishte mbërritur në portin kalabrez të Gioia Tauro-s nga Ekuadori. Nëse do të hidhej në treg, organizata kriminale që kishte kryer transportin e saj do të fitonte rreth 43 milion euro.
Zbulimi i sasisë së lëndës narkotike u bë gjatë një kontrolli të ushtruar me skaner nga ana e njerëzve të Doganës, të cilët po hetonin dokumentacionin e disa kontejnerëve të dyshimtë, mes të cilëve dhe kontejneri i ardhur nga Ekuadori, ku u zbuluan 215 kg kokainë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





