Policia ka arrestuar babanë e një 26-vjeçari, ndërsa ka shpallur në kërkim këtë të fundit, pasi në banesën e tyre u zbulua një sasi kanabisi.
Shkak i kontrollit të ushtruar në banesën e familjes Plepi në fshatin Aramerras të Fushë-Krujë, u bë vjedhja që kishte kryer djali, E.P. 26 vjeç në banesën e një bashkëfshatari.
Por kur forcat e policisë shkuan për ta arrestuar, gjetën të fshehur në tavan 22 kg kanabis. Për këtë u arrestua në flagrancë, babai, G. Plepi 51 vjeç.
“Më datë 20.02.2017, në fshatin Larushk, Krujë gjatë natës dyshohet se shtetasi E.P. ka vjedhur banesën e shtetasit Xh.S. Në vijim të hetimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve të mësipërm, në tavan, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”, bëri të ditur policia.
Vazhdon puna për gjetjen e 26-vjeçarit që u shpall në kërkim.





