Nga Dr. Shk. Edlira Shemsi (Harizi)
Neurologjise ne kete dite fushaten e saj sensibilizuese e ka te ngritur mbi sloganin “Askush mos te lihet pas”, duke nenkuptuar qe asnje individ te mos lihet pas nga barrierat qe mund te ekzistojne per te marre kujdesin shendetesor me te mire per te trajtuar semundjet e trurit dhe mbeshtetjen me te mire ne rehabilitim per invaliditetin qe nje semundje neurologjike mund tu shkaktoje . Shprehja “Who has lost his mind ,has lost his life”tregon se nje person qe peson demtime te trurit mund te kete pasoja qe ta bejne ate qe te mos jetoje me jeten e tij normale dhe kjo mund ta beje ate te ndjehet I perjashtuar nga pjesa tjeter e shoqerise. Fushata sensibilizuese tregon ndikimin global ne te gjithe shoqerine qe ka shendeti I trurit dhe kostoja e larte e invalidizimit qe mund te shkaktohet nga semundjet neurologjike, e cila bie jo vetem mbi individin dhe familjen por ne te gjithe shoqerine. Fushata sensibilizuese ka paraqitur 5 qellime kryesore ne diten boterore te trurit.
- Parandalimi: Semundjet e trurit mund te parandalohen duke evidentuar faktoret mjekesor te riskut si dhe kushtet sociale-ekonomike qe i nxisin ato.
- Ndergjegjesimi: Ndergjegjesimi global mbi shendetin e trurit, se cfare e mban nje tru te shendetshem dhe cfare e demton ate mund ta zvogeloje paaftesine ne lidhje me crregullimin e trurit.
- Mundesia: Mundesia universale per te marre kujdesin, trajtimin, rehabilitimin dhe teknologji ndihmese eshte thelbesore per cdo individ.
- Arsimimi: Dhenia e mundesise se arsimimit dhe edukimit per pacientet me aftesi te kufizuar nga semundjet e trurit nxit barazine dhe integrimin e tyre ne shoqeri.
- Mbeshtetja: Shendeti I trurit eshte nje e drejte njerezore universale qe vlen per te gjithe dhe kedo dhe cdo individ duhet te kete shance te barabarta per kete te drejte, prandaj slogani sensibilizues ne diten boterore te trurit eshte “Mos lini askend pas”.
Individet me aftesi te kufizuara shpesh kane shume pengesa kunder tyre per te qene pjese integrale e shoqerise pa u ndjere te vetmuar dhe perjashtuar. Pikerisht kjo ishte tema kryesore e trajtuar ne fushaten sensibilizuese ne diten boterore te trurit per te terhequr vemendjen ndaj nje numri gjithmone e ne rritje te pacienteve ne mbare boten qe vuajne nga devicitet neurologjike si dhe ndihma qe u duhet dhene atyre duke ndertuar politika globale te shendetit qe duhet te krijojne mundesi per te thyer barrierat qe i pengojne keta individe te marrin standartin me te mire te mundshem te shendetit te trurit, pasi shpesh ata perballen me stigmen, diskriminimin dhe mungesen e aksesit per kujdes dhe trajtim shendetesore te barabarte. Dita boterore e trurit kerkon te luftohet per mundesi jetike dhe barazi per personat me aftesi te kufizuar ne shkalle boterore.
Ne lidhje me pasjen e aksesit te barabarte ne diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim per cdo pacient me semundje te trurit ne vendin tone ka akoma shume per te bere.
Se pari: Barrierat e ngritura ne mostrajtimin ne spitalet publike te nje kategorie pacientesh me semundje cerebrovaskulare akute bejne qe nje pjese e tyre tu hiqet e drejta e garantuar si nje e drejte universale njerezore por edhe nje e drejte e sanksionuar ne kushtetuten e Shqiperise per te marre sherbim shendetesore te barabarte cdo shtetas. Sot ne diten boterore te trurit slogani qe “Askush mos te lihet pas” duhet patjeter te degjohet nga shtetaret dhe politikberesit tane per te mos lejuar diskriminimin edhe nje thirrje e forte ndergjegjesimi per te mos i braktisur njerezit ne meshiren e fatit pa u dhene atyre mundesine per te marre sherbimin e duhur per nje te drejte thelbesore qe u takon – te drejten per jeten.
Se dyti: Mbeshtetja per programe neurorehabilituese per invaliditetin e rende qe nje pjese e pacienteve pesojne pas semundjeve neurologjike eshte shume e vogel nga strukturat mjekesore publike. Ketu flitet per programet neurorehabilituese nga specialist si fizioterapisti, logopedist, psikolog, etj.
Se treti: Programet mbeshtetese sociale per individet me paaftesi nga semundjet e trurit nga pushteti qendror dhe ai vendor jane te pakta (kam parasysh mungesen e paketave financiare shtese dhe suportin e paket per ata edhe gjate pandemise si dhe perqindjet e vogla te kuotave te strehimit te akorduara per keta individe).
Se katerti: Duke mos mjaftuar kjo jane shtuar barrierat ne pasjen e aksesit dhe te atyre te drejtave qe kane te sanksionuara ne ligj dhe ketu kam parasysh sorollatjet burokratike te pacienteve te paralizuar te cilet duhet te shkojne per vizita dhe ekzaminime ne QSUT pasi vetem keshtu mund te vazhdojne te marrin pensionin e invaliditetit (te cilat jane teper minimale ne lidhje me sherbimet qe atyre u duhen ne kushtet qe ndodhen ), nderkohe qe keto vizita dhe sherbime ofrohen shume mire ne spitalet rajonale. Tjeter problematike eshte moskrijimi i kushteve te duhura per tu dhene mundesi levizje individeve te cilet per shkak te paaftesise levizin me karroca invalidi. Duke qene mjeke neurologe dhe duke punuar prej 30 vitesh me paciente me semundje neurologjike njoh jo vetem problematikat mjekesore por edhe ato social-ekonomike me te cilet qe nje pjese e ketyre pacienteve dhe familjeve te tyre perballet nga paaftesia qe semundja i ka shkaktuar individit.
Si kryetare e komisionit te ceshtjeve sociale dhe barazise gjinore ne Keshillin Bashkiak te Durresit kam obligimin njerezor dhe ate institucional qe te ngre zerin ne mbrojtjen e te drejtave te personave me aftesi te kufizuar qe ata te marin suportin social dhe ekonomik te nevojshem per ti mos I lene te ndihen te marginalizuar dhe te diskriminuar ne perditshmerine e jetes se tyre. Humanizmi i nje shoqerie tregohet sesa kujdes tregon per te trajtuar me dinjitet te dobetit dhe ata qe jane te pamundur.
“Askush nuk duhet lene i menjanuar, te gjithe bashke mund ta bejme me te mire shoqerine”
Dr. Shk. Edlira Shemsi (Harizi)
Shefe e Sherbimit te Neurologjise, Spitali Rajonal Durres